Lajmi interaktiv
Jetojmë në një shtet ku ,partitë politike që i votojmë ,bëhen bashkë ,kur vijnë në pushtet dhe nuk u dalin në krah votuesëve .Askush nuk reagon nga përfaqësuesi më i lartë në hierarki vendosëse të BDI-së Artan Grubi si ZVKPRMV , Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ,nëpërmes Bislimovskit në KRRE e deri te Avokati i Popullit ,se si mund transporti i rrymës të jetë më shtrenjtë se sa vetë harxhimi i rrymës. Plus shtuar kësaj ngrohesh me dru …
Fatura e fundit PËR MUAJIN 11 TË VITIT 2022 NË EMËR TË MESUT SHABANI TETOVË ku bartja dhe distribuimi i rrymës MI MER 2.883.05 denarë shënuar me katrorë të kuq dhe harxhimi i rrymës 1.573,52 denarë

Nuk e kuptoj pse që nga 2002 kur ESM u shit në EVN e deri tash nuk ekzistonte kjo përllogaritje …
Fatura e vitit të kaluar që nuk e llogarit bartjen e distribuimit të rrymës ELEKTRIKE

Si puna ime janë me mijëra fatura në RMV ,do të ishte mirë të shihnim nga Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi një faturë të tij si konsumues dhe harxhues i rrymës si i përllogaritet, nëse kjo i vie rëndë të na ofrojë si Ministër i resorit që kontrollon energjetikën të shohim një krahasim faturë të rrymës si përllogaritet në Maqedoninë Lindore-Veriore-Qendrore- BARTJA DHE TRANSMETIMI I RRYMËS (KAVADARCI-DELÇEV-STRUMICË-BOGDANCI-DEMIR KAPI -DEMIR HISAR -SHTIP-RADOVISH-VELES-PRILEP-SHKUP NËPËR LAGJE TË NDRYSHME -MANASTIR -OHËR-KRUSHEVA SI QYTET-OSE TË NDONJË FSHATI TË KËTYRE REGJIONEVE VETËM FAKTOGRAFI -FATURA E PËRLLOGARITJES TE BARTJA DHE TRANSMETIMI I RRYMËS …
www.telegrami.mk Tetovë
MESUT SHABANI
