17.4 C
Tetovo
E diel, 18 Maj, 2025
BallinaLajmeMë së shumti reshje të shiut janë regjistruar në Shkup dhe Tetovë,...

Më së shumti reshje të shiut janë regjistruar në Shkup dhe Tetovë, sot mot kryesisht me diell

Në 24 orët e fundit, më së shumti shi, 6 litra në metër katror ka rënë në Shkup në vendin matës afër Petrovecit, pas çka pason Tetova me 4, Krusheva me 3, Kriva Pallanka dhe Shtipi me nga 2, ndërsa 1 litër në metër katror ka rënë në Ohër, Prilep, Berovë, Vinicë dhe Kumanovë, informon Drejtoria për punës hidrometeorologjike (DPHM).

Sipas paralajmërimeve të DPHM-së, moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare.  Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa vende-vende në pjesët perëndimore kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi perëndimor. Temperatura  maksimale do të arrijë prej 19 deri 26 gradë Celsius.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments