Në Kodrën e Diellit ka më së shumti borë, 32 centimetra, ndërsa aty është matur dhe temperatura më e ulët prej -10 gradë, ndërsa në Mavrovë është matur -6, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minus ka pasur dhe në Krushevë, Kriva Pallankë, Berovë, Vinicë, Tetovë, Prilep, Shtip, Shkup-Zajçev Rid, Manastir dhe në Veles, ndërsa zero gradë është matur në Shkup-Petrovec, Ohër, Kavadar, Demir Kapi dhe Strumicë. Temperatura më të larta ka pasur në Gjevgjeli, ku sot në mëngjes janë matur 3 gradë.
Krahas në Kodrën e Diellit, borë ka dhe në Mavrovë 8 centimetra, 3 në Shkup-Petrovec, 2 në Vinicë dhe 1 centimetër në Kriva Pallankë.
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme djhe me periudha me diell. Paradite do të ketë paraqitje lokale të dobëta të borës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në fund të ditës dhe gjatë natës përgjatë Vardarit erë herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej -1 deri 7 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, gjatë ditës me periudha të shkurta me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në fund të ditës dhe gjatë natës në pjesë të luginës e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 5 gradë.