15.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Gusht, 2025
BallinaLajmeBotaMë pak taksa, më shumë luks: Milionerët dynden drejt Dubait

Më pak taksa, më shumë luks: Milionerët dynden drejt Dubait

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe mënyra e lehtë e jetës luksoze, që është bërë më e vështirë që të gjendet në vende të tjera.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe veçmas Dubai prej kohësh kanë mirëpritur njerëz të pasur të vendeve fqinje dhe personat që ndihmojnë milionerët të zhvendosen aty i thanë AFP-së se po vërehet një rritje e perëndimorëve që po dynden drejt Dubait.

Kompania këshilluese Henley & Partners parashikon se Emiratet e Bashkuara do të tërheqin këtë vit një numër të paprecedent prej 9.800 milionerësh – më shumë se kudo tjetër në botë.Emiratet e Bashkuara e kanë paraqitur veten si magnet për pasanikët, duke ofruar stabilitet ekonomik dhe politik me nivele shumë të ulëta kriminaliteti, një mjedis të mirë biznesi dhe qasje edhe më të lehtë te luksi.

Skema e vizave të artë e shtetit të Gjirit, e krijuar për të tërhequr të huaj të pasur ose të kualifikuar, u lejon individëve të marrin një leje qëndrimi për një periudhë 10-vjeçare.

Mike Coady, drejtues i Skybound Wealth Management, një kompani këshilluese për individë të pasur, tha se disa nga klientët e tij “ndihen sikur suksesi është bërë një barrë në vendet e tyre të origjinës”.

“Ata paguajnë më shumë taksa, hetohen më shumë dhe u ofrohet më pak”, tha ai, por shtoi se në Dubai, “pasuria nuk fshihet, ajo është e normalizuar”.

“Në Londër, klientët e mi flasin me zë të ulët për pasurinë e tyre. Në Dubai, ata mund të jetojnë të lirë”.Si një destinacion kryesor për influencerët e famshëm, Dubai është bërë sinonim i shfaqjeve të ekzagjeruara të pasurisë.

Qyteti është shtëpi e një qendre tregtare të jashtëzakonshme, që brenda ka një pistë skijimi, ndërtesën më të lartë në botë dhe Palmën – një ishull artificial i mbushur me hotele me pesë yje.

Zhvillimi i shpejtë dhe destinacion për pasanikët nga e mbarë bota është përballur me kritika për shkak të pabarazive ekstreme, ndërsa një ushtri punëtorësh emigrantë, që kanë paga të ulëta, janë shtylla kryesore e ekonomisë.

“Shumë pak burokraci”
Coady tha se klientët e tij që po zhvendosen ishin kryesisht profesionistë në të 30-tat dhe 40-tat, përfshirë themelues të kompanive teknologjike, pronarë biznesesh, konsulentë dhe menaxherë fondesh.Disa po detyrohen të largohen për shkak të një politike më rreptë tatimore për personat me status “jorezident” – ata që jetojnë në Britani, por që vendbanimin e përhershëm e kanë jashtë vendit dhe që kishin përfituar nga mospagesa e tatimeve mbi të ardhurat e fituara jashtë shtetit.

Së bashku me ndryshime të tjera që pritet të ndodhin në politikat tatimore dhe rregullat për trashëgiminë, si dhe me atë që Coady e quajti “retorikë në rritje kundër pasurisë”, pritet që Britania të humbasë një numër rekord prej 16.500 milionerësh këtë vit, sipas Henley & Partners.

Personi më i famshëm që u largua këtë vit, miliarderi John Fredriksen, i tha mediave norvegjeze se u zhvendos në Emiratet e Bashkuara për shkak se “Britania është bërë ferr”.Duke folur në podcastin “Building Wealth With No Borders” rreth zhvendosjes së tij në Dubai, Max Maxwell, CEO i Paddco Real Estate, tha: “Të gjithë jemi duke ndjekur një mënyrë jetese, çfarëdo që kjo të nënkuptojë për secilin prej nesh”.

Biznesmeni shpjegoi se pas largimit nga Shtetet e Bashkuara për në Emiratet e Bashkuara, ai zbuloi se familja e tij mund të shijonte “një mënyrë jetese më të mirë se ku ishim më parë” për të njëjtën shumë parash.

Philippe Amarante, nga Henley & Partners në Dubai, tha se pasanikët kërkojnë të ruajnë pasurinë dhe mënyrën e tyre të jetesës, si dhe mundësinë për të bërë biznes me “shumë pak burokraci”.

Dhe Emiratet e Bashkuara kanë pozicionuar veten “me një mesazh shumë të qartë dhe të thjeshtë: ne jemi të hapur për biznes”, tha Amarante.

Për klientët e Coadyt, “Emiratet e Bashkuara i përshtaten si dorëza”, tha ai.

“Blini komplet një ndërtesë”
Megjithatë, dyndja e pasanikëve të huaj nuk ka kaluar pa polemika. Autoritetet në Emirate kanë forcuar kontrollet kundër pastrimit të parave pasi Emiratet e Bashkuara u vunë në “listën gri” globale në 2022 për shkak të shqetësimeve mbi transaksione të paqarta financiare dhe një fluks parash nga Rusia, ndërsa të pasanikët rusë u dyndën më mënyrë masive drejt Gjirit pas pushtimit të Ukrainës, për të shpëtuar nga sanksionet shkatërruese në vendin e tyre.

Pasanikët nga e gjithë bota po marrin tani familjet, bizneset dhe zyrat private me vete drejt Dubait, “diçka që është e re,” tha Faisal Durrani, kreu i kërkimeve për Lindjen e Mesme në firmën këshilluese të pasurive të paluajtshme Knight Frank.

Dubai është tashmë një nga 20 qytetet kryesore në botë me më shumë milionerë, me 81.200 prej tyre dhe 20 miliarderë, sipas Henley & Partners.

Duke tejkaluar Nju Jorkun dhe Londrën, marrë së bashku, vitin e kaluar u shitën në Dubai 435 shtëpi me vlerë 10 milionë dollarësh ose më shumë – duke e bërë atë tregun më të madh për prona luksoze, relativisht të përballueshme në Emiratet e Bashkuara krahasuar me Perëndimin, tha Durrani.

Ai tha se blerës nga vende si Monako dhe Zvicra vinin te kompania duke kërkuar, për shembull, një banesë në Dubai për 100 milionë dollarë.

“Por, në Dubai për atë çmim, mund të blini një ndërtesë të tërë”./Radio Evropa e Lirë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments