1.8 C
Tetovo
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMe not nga Italia në Shqipëri, Eva Buzo nderohet me çmimin “Mirënjohje...

Me not nga Italia në Shqipëri, Eva Buzo nderohet me çmimin “Mirënjohje e qytetit të Vlorës”

Eva Buzo, avokate dhe sportistja e njohur shqiptare është nderuar me çmimin “Mirënjohje e qytetit të Vlorës, pasi  ka përfunduar me sukses udhëtimin e saj me not për më shumë se 35 orë, nga Italia drejt brigjeve të Vlorës.

Rrugëtimi në det nisi nga brigjet e Leces deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën Shqiptare, në afërsi të kepit të Gjuzës.

Eva mes emocioneve u shpreh mirënjohëse ndaj Bashkisë së Vlorës, dhe thekson se arritjet e saj sot janë një rezultat i punë së madhe dhe të vazhdueshme që ka bërë që në moshë të vogël me veten e saj.

“Sot dua të flas me zërin e gjithë vajzave që merren me sport. Kam kujtime të fëmijërisë kur gjyshi im vinte në çdo aktivitet sportiv, ku unë merrja pjesë dhe plot krenari i tregoja medaljet që merrja që fëmijë. Pikërisht këto medalje më rritën kofidencën, jo vetëm në fushën e sportit, por dhe atë profesionale. Arritjet e mia sot janë rezultat i punës së madhe që kam bërë që në moshë të herët me veten. Sot jam një femër e fortë, që pëlqej sfidat dhe u them të gjithë femrave ‘forconi konfidencën, rrisni besimin dhe pranoni sfidat’”, u shpreh Buzo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments