Shkup, 20 gusht, Zhurnal.mk – Dega e BDI-së, Çair, Saraj dhe Likove ,që haptazi kanë shprehur indinjatën e tyre ndaj propozimit që Grubi të jetë zv/kryeministër, dhe mosrespektimin e kryetarëve të degëve rreth propozimit të emrave për kandidatë për ministra, burime të agjencisë Zhurnal nga kuvendi bëjnë të ditur se disa deputet të BDI-së, për shkak të mungesësë së tyre në kuvend, seanca konstituive që duhej të mbahet sot për rizgjedhjen e kryetarit të kuvendit, Talat Xhaferi, dështoi dhe u prolongua për ditën e nesërme për në ora 12:00.
Deputeti i BDI-së Arben Ziberi pas pak çasteve është larguar nga Kuvendi. Ai u përfol si një nga deputetët e BDI-së që kundërshtojnë propozimin e Ali Ahmetit që Artan Grubi të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar të Zaevit.
Në këtë grup përmenden edhe deputetët e Çairit dhe ato të Likovës. Pikërisht për shkak të deputetëve të dëshpruar të BDI-së, është anuluar disa herë gjatë ditës seanca kuvendore që e paralajmëroi për sot Ali Ahmeti, ku duhej të rizgjedhet Talat Xhaferi për kryetar Kuvendi.
Nga këto degë, sipas burimeve në fjalë, thonë se kryetari Ali Ahmeti nuk po respekton rregulloren e partisë dhe aq më pak kryetarët e degëve që ia sollën fitoren më 15 korrik, sidomos fitoren në rrethinën e Shkupit.
Sipas burimit të njejtë nëse Ali Ahmeti nuk do ndëgjon zërat e degëve në fjalë, kjo mund të shkaktroj përçarje brenda BDI-së, shkruan Zhurnal.mk