13.3 C
Tetovo
E enjte, 13 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMë mirë për Tetovën /SHËMTI DHE GËNJESHTËR

Më mirë për Tetovën /SHËMTI DHE GËNJESHTËR

SHËMTI DHE GËNJESHTËR

Të dashur qytetarë,

Ajo për të cilën alarmuam, fatkeqësisht ndodhi: dje, në parkun e Xhamisë së Pashës u vendos një kontejner, i cili shëmton dhe poshtëron vlerën e këtij objekti kulturor-fetar.

Të vetëdijshëm për mendësinë e kësaj udhëheqësie komunale dhe asaj që përgatisin, më datë 30.09.2025 i jemi drejtuar Komunës së Tetovës me kërkesë për sqarim lidhur me arsyen e shtrimit të bekatonëve në parkun pranë Xhamisë së Pashës.

Ndaj kërkesës sonë, kemi pranuar përgjigje me shkrim nga Kryetari i Komunës, z. Bilall Kasami, i cili ka siguruar se në atë lokacion nuk planifikohet të vendoset barakë. Por sot qytetarët e Tetovës janë dëshmitarë që ai dje neve të gjithëve na gënjeu dhe pikërisht në Parkun e Xhamisë së Larme u vendos baraka.

Është e papranueshme që Kryetari i posa zgjedhur i Komunës, i cili ka për detyrë të mbrojë interesat e qytetarëve, të lejojë shëmtimin e pamjes së Xhamisë së Pashës, me një objekt për përfitime të vogla financiare.

Tetova nuk meriton gënjeshtra dhe manipulime të ulta!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments