16.3 C
Tetovo
E premte, 10 Tetor, 2025
BallinaLajmeMë Mirë për Tetovën: Saubermacher po kthehet në një “EVN” të re...

Më Mirë për Tetovën: Saubermacher po kthehet në një “EVN” të re për tetovarët, paguajnë dhe nuk marrin shërbime 

Nisma qytetare Më Mirë për Tetovën të cilët këto zgjedhje lokale garojnë sërish për këshillin komunal, kanë reaguar sot për marrëveshjen e Komunës së Tetovës me kompaninë Saubermacher për grumbullimin e mbeturinave. Sipas tyre, kjo marrëveshje është shembulli tipik se si partitë politike po e dëmtojnë qytetarin, transmeton Portalb.mk

Agron Arifi thotë se këshilltarët partiakë, nuk janë në gjendje t’i dalin zot shtëpisë së tyre, dhe aq më pak të mbrojnë as interesin e qytetarëve që ua kanë dhënë votën.

“Ata votojnë marrëveshje që mbrojnë interesat e bizneseve private, duke dëmtuar drejtpërdrejt xhepin e çdo tetovari. Saubermacher po kthehet në një “EVN të re” për Tetovarët. Qytetarët paguajnë, por ndodh që edhe nuk marrin shërbimin që u takon. Faturat nuk dorëzohen në shtëpi. Në vend të shërbimit, vijnë kërcënimet — me përmbarues, me lëndë gjyqësore, me shantazhe për qytetarët. Jemi thellësisht të shqetësuar nga informacionet se rreth 10 000 lëndë janë gati për t’u aktivizuar nga përmbaruesit, sapo të kalojnë zgjedhjet”, tha Arifi  

Më mirë për Tetovën nuk pajtohet me këtë.  

“Këshilltarët tone nuk do ta lejojnë këtë abuzim që po u bëhet tetovarëve nga Saubermacher, me ndihmën e udhëheqësisë komunale. Do të propozojmë ndryshimin e çmimores, në mënyrë që ajo të përputhet me standardin e qytetarëve dhe me cilësinë e shërbimeve që ata marrin. Gjithashtu, ne propozojmë që partitë politike të zotohen se: brenda gjashtë muajve të gjendet një zgjidhje e drejtë, pagesë me këste, që mbron qytetarin dhe jo Saubermacherin”, tha Arifi.  

Kujtojmë se në fillim në muajit shtator 2025, bizneset dhe shoqatat joqeveritare në Tetovë pranuan njoftim se nëse nuk nënshkruajnë kontratë për menaxhimin e mbeturinave me ndërmarrjen Saubermacher në afat prej 5 ditëve do të gjobiten nga 9 deri në 98 mijë euro. Kjo nxiti revoltë dhe reagime të ashpra nga qytetarët, bizneset dhe shoqatat joqeveritare. Ndërkaq nga Saubermacher dhe Komuna e Tetovës u arsyetuan.

Kujtojmë që Komuna e Tetovës me 10 nëntor 2023 nënshkroi marrëveshje për partneritet publiko-privat me kompaninë sllovene të grupacionit “Saubermacher” menaxhimin e mbeturinave në Tetovë. 

Si rezultat i kësaj, u ndryshua edhe metodologjia e pagesës. Nga atëherë disa qytetarë u dërguan te noteri për mosshlyerje të faturave, ndërkohë që vetë qytetarët ankoheshin se nuk kishin pranuar fare fatura. 

Në ndërkohë në Gjykatën e Tetovës ka dhjetëra lëndë në këtë drejtim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments