12.6 C
Tetovo
E hënë, 29 Shtator, 2025
BallinaLajmeMë mirë për Tetovën: Në Xhaminë e Pashës po bëhen ndërhyrje që...

Më mirë për Tetovën: Në Xhaminë e Pashës po bëhen ndërhyrje që rrezikojnë të dëmtojnë imazhin e saj, të ndërpriten menjëherë

Më mirë për Tetovën sot përpara Xhamisë së Pashës, thanë se kjo trashëgimi po rrezikohet. Ata shtojnë se prej disa muajsh, në parkun pranë Xhamisë së Pashës bëhen ndërhyrje që rrezikojnë të dëmtojnë imazhin e saj, që shkatërrojnë parkun dhe hapësirën e vogël publike që u shërben qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

“Askush nuk na tha pse dhe për kë bëhen këta punime. Por të gjithë e shohim se nuk janë për qytetarët”, thonë nga Më mirë për Tetovën.

Ata pyesin:
• Kush përfiton nga këto ndërhyrje?
• Si cenohet interesat e tetovarëve me këta punime?
• A është kjo trashëgimia që duam t’u lëmë fëmijëve tanë?

Më mirë për Tetovën këkron urgjentisht nga Komuna që t’i heqin bekatonkat dhe ta kthejnë Parkun në gjendjen e mëparshme, “me të njëjtën shpejtësi dhe efikasitet me te cilën ndërmarrja e parkingut i gjobit qytetaret”.

“Nëse nuk ndodh kjo para zgjedhjeve, atëherë do të kemi dyshime serioze se udhëheqësia komunale është e përzier në këtë biznes që shëmton imazhin e Xhamisë se Pashës, e me ketë edhe të Tetovës.  Nuk guxojmë të lejojmë që trashëgimia jonë dhe vlerat tona të shiten për interesa të ngushta. Nuk guxojmë të pranojmë që pasuria kulturore e qytetit dhe dinjiteti i tetovarëve të përdhoset për përfitime politike dhe financiare. Nuk guxojmë të heshtim kur historia jonë rrezikohet, sepse heshtja sot do të thotë humbje nesër për fëmijët tanë.   Sot është koha të ngrihemi. Jo për parti. Jo për pushtet. Sepse pushteti dhe partia janë të përkohshme, ndërsa Tetova është e përhershme”, thonë nga Më mirë për Tetovën.

Xhamia e Pashës është simbol i trashëgimisë sonë kulturore, e mbrojtur nga UNESCO.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments