Monopoli është një njollë e zezë për Tetovën, fatkeqësisht nuk i përjetoi syrit të etur për përfitime Tetova është një qytet me potencial të madh zhvillimor, por ajo është e ngulfatur nga kaosi urban dhe në trafik.
Një nga shembujt kryesor të kaosit dhe punëve “SHKEL E SHKO” në Tetovë është bulevardi “Boris Kidriç”.
Punimet në këtë bulevard duhej të përfundonin në pranverë, por banorët dhe bizneset vazhdojnë të paguajnë çmimin e lartë të kësaj hallakame që nuk i shihet fundi. Ka 1 vit që ata janë ne terr dhe pa ndriçim të rrugës.Punimet në qytet kryhen pa transparencë. Projketet nuk kanë tabela informuese, ashtu si e kërkon ligji.
Është e paqartë se si përzgjidhen kompanitë që i projektojnë dhe realizojnë këto projekte dhe kush mban përgjegjësi kur punimet zvarriten apo dështojnë
Trotoaret e qytetit vazhdojnë të jenë të uzurpuara. Prindërit me karroca nuk mund të lëvizin lirshëm me fëmijët e tyre. Ndërkohë, komunikacioni është kthyer në një luftë të përditshme për të gjithë ne. Kaosi urban dita ditës përkeqësohet. Mërgimtarët ballafaqohen me këtë çdo vit kur vijnë në vendlindje.
Tetova duhet të jetë një qytet për të jetuar, jo për të mbijetuar.