Nisma qytetare “Më mirë për Tetovën” (MMPT) do të garojë përsëri për këshillin e Komunës së Tetovës në zgjedhjet e 20 gushtit. Nga kjo nismë sot përmes një aktiviteti simbolik u bënë thirrje qytetarëve që të bashkëngjiten me to për të gjetur zgjidhje për problemet e qytetit,Përmes një statuje ilustruese “E ❤️ TE” (E duam Tetovën) e vendosur në qendër të qytetit, MMPT filloi kampanjën parazgjedhore. Përmes këtij aktiviteti, qytetarët do të kenë mundësi që në këtë ilustrim të ngjisin letra me idetë e tyre për një qytet më të mirë.Bartësja e listës- Elmedina Abdullai u shpreh se “Më mirë për Tetovën” ka pasur përkrahjen e qytetarëve edhe më parë edhe ajo ka qenë motivim për to, prandaj për të vazhduar më tej kanë përsëri nevojë për përkrahjen e tyre.
Më mirë për Tetovën gjatë gjashtë muajve në këshillin e Komunës së Tetovës dëshmoi se udhëhiqet nga interesat e qytetarëve dhe që nuk merr pjesë në pazarllëqe politike dhe jemi të sigurt se me dinjitet kemi përfaqësuar çdo kërkesë të çdo qytetari të Tetovës. Për të vazhduar më tej për shkak se nuk i kemi kryer të gjitha obligimet, sigurisht se do të na duhet ende më shumë përkrahje, prandaj i ftojmë banorët e Tetovës që të jenë pjesë, të takohemi, kë komunikojmë sa më shumë për të shkëmbyer idetë për zgjidhjen e problemeve të shumta që i kemi në Komunën e Tetovës”, tha Elmedina Abdullahi.
Kampanja do të fokusohet në tre shtylla kryesore, transparencë dhe llogaridhënie, qytet me plan urbanistik dhe ambient i pastër.
Kampanja do të fokusohet në tre shtylla kryesore, transparencë dhe llogaridhënie, qytet me plan urbanistik dhe ambient i pastër.
“Ne Sot me këtë që kemi prapa nesh do fillojmë të nxjerrim disa nga pikat për të cilat qytetarët mund të na bashkëngjiten. I ftojmë të gjithë qytetarët të mblidhen të na takojnë dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi”, tha Zeqir Vica, kandidat për këshilltar nga MMPT.
Sa u përket koalicioneve, nga MMPT shprehen se vota e qytetarit do tregojë se çfarë veprimi do marrin më tej. Thonë se do koalicionojnë për çdo gjë që është për të mirën e qytetarit. Ndërkaq nuk e hodhën poshtë as koalicionin me Bilall Kasamin, por pas rezultateve të zgjedhjeve.portalb