Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën” ka reaguar ashpër ndaj marrëveshjes së partneritetit publiko-privat mes Komunës së Tetovës dhe kompanisë Saubermacher, duke e cilësuar atë si një marrëveshje që favorizon privatin dhe dëmton interesin publik.
Në pikën e planit dhe menaxhimit të mbeturinave për vitin 2026 partneri privat i Komunës së Tetovës, Saubermacher, mes tjerash e ceki se në 2026 planifikohet një pikë e re për mbledhjen e mbeturinave të rënda në pjesën qendrore të qytetit, por pa saktësuar lokacionin.
Pyetëm Kryetarin Kasami dhe këshilltarët që kan qen pjesë e përbërjes së kaluar të Këshillit, si e dorëzuan “falas” NPK Tetovën në duart e privatit Saubermacher.
Për vetëm 1600 euro kompenzim mujor, ia dorëzuan mehanizacionin e NPK Tetova në vlerë 600,000 euro edhe atë:
16x kamionë
2x eskavatorë
8x kontejnerë 5000 litra
7x kontejnerë 3000 litra
Kjo marrëveshje parasheh që vetëm 1% e pagesës nga përdoruesit e shërbimit ti paguhet si kompenzim koncesioni partnerit publik, me gjasa të mëdha që edhe ajo pas 3 vitesh mos paguhet sipas nenit 10 paragrafi 2 të marrëveshjes!
A ia vlen që prona publike ti jepet privatit?
