6.6 C
Tetovo
E hënë, 16 Mars, 2026
BallinaLajmeMë mirë për Tetovën / AGRON ARIFI NJË KËSHILLTAR QË VLEN SA...

Më mirë për Tetovën / AGRON ARIFI NJË KËSHILLTAR QË VLEN SA 30!

Analiza e procesverbaleve nga 10 seancat e para të Këshillit të Komunës së Tetovës tregojnë se Agron Arifi është zëri më aktiv dhe më i fuqishëm i qytetarëve në Këshill.

​Nga 214 diskutime që janë bërë gjithsej, 87 prej tyre mbajnë emrin e Agronit. Ai ka marrë peshën e mbi 40% të debatit, duke lënë pas të gjithë pjesën tjetër të këshillit.

Ajo që e bën edhe më të vlefshëm angazhimin e tij, është fakti se diskutimet e tij janë gjithmonë rreth pikave të rendit të ditës, dhe jo mbi polemika boshe politike.

​Kështu mbrohen interesat e qytetarëve. Kjo është llogaridhënia dhe transparenca që i duhet Tetovës, me punë e përfaqësim dinjitoz.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments