Një pacient nga Tetova, i shtrirë në Klinikën Pulmologjike në Shkup, raportohet se hoqi maskën oksigjenike dhe ndezi cigare teksa qëndronte i shtrirë.
Siç raportuan mediat, duke mos i menduar pasojat që vijnë nga kontakti i rrjetit oksigjenik me cigaren e ndezur, tetovari u bë shkas që të shpërthejë zjarr dhe është përfshirë nga flakët.
Por, në sallë kanë qenë të shtrirë edhe pacientë të tjerë, poashtu në ndihmë oksigjenike.
Megjithatë, shpejtë janë alarmuar shërbimi kujdestar të cilët kanë shkyçur sistemin qendror të oksigjenit.
Pirja e duhanit është ndaluar rreptësisht në spitale, e kjo në Klinikën e Pulmologjisë, ku qëndrojnë pacientë të shtrirë nga sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes – mushkërive ka edhe kuptim më të madh – rëndon gjendjen shëndetësore të pacientëve./TV21