Përfundon protesta e NJSI-së: Nuk lejojmë të përdoremi politikisht
Është mbyllur protesta e Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI).
Një nga pjesëtarët e kësaj njësie ka deklaruar para mediave se nuk lejojnë të përdoren politikisht nga politika.
Në emër të grupit protestues, ai tha se kërkojnë rishikimin e vendimit për shtesat e rrezikshmërisë për këtë kategori.
Po ashtu, bëri të ditur se nuk do të ndalen së kundërshtuari dhe se do të ndërmarrin edhe masa të tjera.