Në Kodër të Diellit sot në mëngjes janë matur -7 gradë celsius, në Gjevgjeli shtatë.
Sipas informacioneve nga DPHM, mëngjesin e sotëm janë matur -5 gradë në Hanet e Mavrovës, -4 Manastir, Ohër, Pretor dhe Krushevë, -2 Prilep, Tetovë, 0 Kriva Pallankë, 1 Shkup-Petrovec dhe Berovë, 2 gradë në Kumanovë dhe Vinicë, 3 Shkup-Zajçev Rid, 4 Shtip, Veles dhe Kavadar, 5 Strumicë dhe Dojran dhe 6 gradë në Demir Kapi.
Gjatë natës ka mbizotëruar mot i kthjellët dhe i ftohtë me vranësira të vogla, ndërsa në pjesët lindore kishte vranësira të mëdha. Në verilindje binte borë e lehtë. Gjatë gjithë natës kishte erë, veçanërisht përgjatë Vardarit, ku frynte erë e fuqishme veriore.
“Mëngjesi i sotëm është i kthjellët dhe i ftohtë në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në vendet lindore me vranësira mesatare deri në të konsiderueshme. Fryn erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit, në disa vende erë e fortë nga drejtimi verior”, njoftojnë nga DPHM.