4 C
Tetovo
E enjte, 23 Janar, 2025
BallinaLajmeMë ftohtë dhe bora më e madhe në Kodër të Diellit, ndalesë...

Më ftohtë dhe bora më e madhe në Kodër të Diellit, ndalesë për qarkullim të kamionëve deri në Deve Bair

Më i ftohtë mëngjesi i sotëm rezultoi të jetë në Kodër të Diellit ku janë matur -8 gradë, poashtu më së shumti borë ka rënë ,69 centimetra.

Sipas informacioneve nga Drejtoria e Hidrometeorologjisë, në Mavrovë ka 20 centimetra borë ku mëngjesin e sotëm janë matur -7 gradë, pasohet nga Krusheva me 14 centimetra borë dhe temperaturë e matur -6 gradë.

Është ftohtë mëngjesin e sotëm në Berovë ku janë matur -4 gradë, në Kriva Pallankë, Manastir dhe Prilep -3, në Dibër -2 gradë dhe në Shkup, Shtip, Vinicë, Demir Kapi, Kumanovë, Tetovë, Ohër dhe Pretor -1 gradë. . Në Dojran janë matur zero gradë. Temperaturat e mëngjesit mbi zero janë në Strumicë dhe Gjevgjeli.

Për ditën e sotme është paralajmëruar mot me diell dhe i ftohtë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga -1 deri në 6 gradë.

Për shkak të reshjeve të borës, sonte, nga ora 21:00 është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda në rrugën magjistrale A-2 nga fshati Uzem deri te kufiri në Deve Bair.Siç njoftuan nga Lidhja Automote, ndalesë për qarkullim të kamionëve ka edhe në vendkalimin malor Pletvar

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments