25.4 C
Tetovo
E martë, 19 Gusht, 2025
BallinaLajmeMe dy nënshkrime deri te kandidimi për listë për këshill, rrezik për...

Me dy nënshkrime deri te kandidimi për listë për këshill, rrezik për fletëvotime kilometrike dhe bërje shaka

Nëse keni dy nënshkrime, do të mund të dorëzoni listë për këshilltarë në zgjedhjet lokale të ardhshme. Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve thotë se nuk mund të zhvillohet procedurë pa të ekzistuar numri i paraparë që duhet të mblidhet.“Edhe pse nga karakteri formal juridik dhe procedural unë nuk pajtohem dhe kam mendim tjetër, megjithatë do të votoj unë dhe kolegu Oliver Ristovski “për” dhe do ta mbështes këtë rregullore, sepse mendoj se kjo është në interes të procesit zgjedhor dhe zhvillimit pa pengesa të të gjitha veprimeve nga procesi zgjedhor”, tha Boris Kondarko, kryetar i KSHZ.

Propozimi në KSHZ u pranua me 6 vota për dhe 1 kundër.“Fakt është që nuk ka kuantum, sa duhet të mblidhen nënshkrime, moment të cilin KSHZ e respekton. KSHZ vetëm merr veprime në drejtim të verifikimit të seriozitetit të procedurës, verifikimit dhe identifikimit të subjekteve që do të paraqiten në këtë pjesë dhe në pjesën e vendosjes së shqyrtimit ose evidencës në pjesën e dorëzimit të listave nga grupi i zgjedhësve”, shtoi Angelo Ristov, anëtar i KSHZ.

Kundër votoi vetëm Ditmire Shehu.

Vendimi erdhi pasi të shtunën Kuvendi nuk arriti të sjellë ndryshim të ligjit zgjedhor me të cilin kandidatët e pavarur do të duhej të mblidhnin nënshkrime nga 0,95 për qind e zgjedhësve të regjistruar.

Një vendim i tillë nuk i bëri të ndryshojnë mendim një pjesë e të pavarurve, të cilët vazhdojnë të mbledhin 1000 nënshkrime për të formuar parti politike.

SHANS PËR QENDRËN:

-Po, e ulën pragun për pjesëmarrje në zgjedhje, por ja pse do të vazhdojmë të mbledhim nënshkrime për themelimin e platformës politike “Të Pavarurit së Bashku”. Kjo rregullore do të vlejë vetëm për këto zgjedhje. Nuk duam më pasiguri “pesë ndymbëdhjetë”.

Nga ana tjetër, kjo hap mundësi që të krijohen fletëvotime kilometrike ose skenari tashmë mirë i njohur prej para disa vitesh – bërje shaka ose vënie në lajthitje të votuesve me emra si në vitin 2011 dhe 2016: Rada Shekerova, Zoran Zashov ose Stevo Prodanovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments