4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMe Dekret janë shkurtuar katër milionë euro për pagesën e partive politike...

Me Dekret janë shkurtuar katër milionë euro për pagesën e partive politike për vitin 2020

Qeveria sonte me propozim të Ministrisë së Drejtësisë miratoi Dekret me fuqi ligjore për financimin e partive politike në vitin 2020, me të cilat katër milionë euro të parapara për partitë poltike mbeten në buxhet, informojnë nga Ministria e Drejtësisë.

“Në vend të 0,15 për qind nga buxheti, partitë politike do të fitojë vetëm 0.04 për qind, apo shprehur në shifra, edhe pse për financimin e partive politike këtë vit duhej të paguhen 320 milionë denarë, me Dekret me fuqi ligjore për financimin e partive politike në vitin 2020, partive duhet t’u paguhen gjithsej 71.480.556 denarë”, kumtoi Ministria e Drejtësisë.utrinski

Shprehur në euro, rreth katër milionë euro janë shkurtuar për pagesë dhe do të dedikohen në buxhet për ballafaqim me pasojat nga pandemia, ndërsa për partitë politike mbeten diku më shumë se një milionë euro të cilat duhet të shpërndahen në pajtim me dispozitat ligjore

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments