10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMë 24 nëntor 2024, LSDM do ta mbajë Kongresin e 30-të të...

Më 24 nëntor 2024, LSDM do ta mbajë Kongresin e 30-të të partisë – ja çfarë pritet të vendoset!

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka mbajtur mbledhje të Kryesisë Qendrore.

Në kuadër të kësaj mbledhje ku u diskutua për situatën politike në Maqedoninë e Veriut, është vendosur që më 24 nëntor të mbahet edhe Kongresi i 30-të i LSDM-së ku do të zgjidhet Kryesia e re Qendrore dhe do të diskutohet për politikat e ardhshme të partisë.

Nga LSDM-ja bëjnë të ditur se do të propozohen edhe ndryshime në Statutin e LSDM-së.

“Në përputhje me Kryesinë Qendrore, në Kongresin e 30-të do të propozohen ndryshime të Statutit të LSDM-së në vendosjen edhe të një sekretari organizativ dhe me përkufizim të parimeve të barazisë gjinore për zgjedhje të zëvendëskryetarit të LSDM-së. Vendosja e dy sekretarëve organizativë është për shkak të nevojës së fuqizimit dhe përmirësimit të punës operative të partisë. Kryesia Qendrore vendosi që para se të mbahet Kongresi i 30-të, të vazhdojë me punë Kongresi i 29-të i cili është ndërprerë me kërkesë të organizatave komunale”, thuhet mes tjerash në njoftimin e LSDM-së.

Nga LSDM premtojnë se si parti opozitare “do të vazhdojnë t’i kundërshtojnë politikat e gabuara të pushtetit por edhe me aktivitetet që nënkuptojnë kujdes për standardin e qytetarëve, kjo nëpërmjet zgjidhjeve ligjore në Kuvend”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments