1.8 C
Tetovo
E shtunë, 11 Janar, 2025
BallinaLajmeMë 22 prill fillon ndërtimi i Korridorit 8 – Kovaçevski: Gjithçka është...

Më 22 prill fillon ndërtimi i Korridorit 8 – Kovaçevski: Gjithçka është planifikuar në 400 faqe, le të zhgënjejmë skeptikët!

Fillimi i ndërtimit të korridorit 8 është paralajmëruar për 22 prill, por ende nuk dihet vendi dhe detaje të tjera. Ndonëse gazetarët insistuan të mësojnë më shumë se ku do të fillojë ndërtimi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski tha se të gjitha detajet do të dihen me kohë.

Por çfarë do të ndodhë nëse projekti dhe punimet nuk ecin sipas planit të planifikuar. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se gjithçka është e paraparë me kontratën prej 400 faqesh të nënshkruar ndërmjet Qeverisë dhe kontraktorit.Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se është i bindur se do të ndërtohen korridoret 8 dhe 10D dhe se do të duhet t’i zhgënjejë skeptikët, sepse, siç thotë ai, përveç projekteve të mëdha infrastrukturore, vendi do të bëhet edhe anëtar i BE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments