Kryetari Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski njoftoi se në 6 vendvotime në Njësinë e 5 Zgjedhore dhe në 1 vendvotim në Njësinë e 6 Zgjedhore do të rivotohet më 22 maj të viti 2024, të mërkurën e ardhshme, shkruan TV21. Nga KSHZ njoftuan se në cilat vendvotime do të votohet.
Kalojmë në pikën 2. Propozim vendim për votim në Njësinë e 5 Zgjedhore në vendvotimet 1470/1, vendvotimi 1470 në komunën e Dollnenit. Vendvotimi 1184, vendvotimi 1202 në komunën e Krushevës, vendvotimi 1844 në komunën e Strugës dhe vendvotimi 1272 në komunën e Ohrit. Konstatoj se Komisioni njëzëri e miratoi propozimin që të rivotohet në këto vendvotime”, tha Dashtevski.
“Propozoj që pikën 3 ta miratojmë, ju lutem që të votojmë, Kush është për? Konstatoj se edhe pika 3, propozim vendim për përsëritje të votimit në NJZ 6, në vendvotimin 2101 në komunën e Zhelinës u miratua njëzëri”, deklaroi Dashtevski./tv21.tv