Në senacën konstituive të këshillit të komunës së Tetovës, ku prezent ishte edhe kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ,këshilltarët e koalicionit BESA-VMRO-DPMNE me 16 vota pro kanë rizgjedhur Besar Durmishin kryetarë të këshillit komunal të Tetovës.

Me 16 vota pro, asnje kundër dhe 14 të përmbajtur Besar Durmishi do të jetë kryetari i ri i këshillit të komunës së Tetovës. Kujtojmë se Lëvizja Besa në zgjedhjet e 20 gushtit mori 12 mandate dhe në qeverisjen e mbetur shumicën e këshillit do ta drejtojë me partinë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE.

Nga ajo që u tha nga Besar Durmishi në konferencë për shtyp doli se nuk është privilegj të jesh kryetar i Këshillit komunal ,por obligim,theksoi se do të vazhdohet atje ku mbet me projektet e ndërprera në konstituimin e mëparshëm të Këshillit Komunal në projekte për dobi dhe interes të qytetarëve sepse ata dëshmuan me VERDIKTIN e vet se për çfarë opcioni janë në Komunën e Tetovës .Kryesore është që në mbledhjen e parë të Këshillit Komunal të kalojë,Buxheti i vonuar nga mosvotimi nga përbërja e mëparshme e Këshillit Komunal ,si dhe rebalanci i buxhetit…