Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë.
Protesta do të mbahet me fillim nga ora 14:00.
Në njoftim thuhet se protesta organizohet nga mërgata shqiptare dhe mbështetet nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.“Më 14 shtator 2025 Haga do të dëgjojë buçimën e zërit të popullit të Kosovës nga çdo cep i botës. Gjykatës do t’i thuhet se nuk do të lejohet asgjë tjetër në emër të popullit përpos drejtësisë dhe lirisë së Kosovës! Historia nuk mund ndryshohet”, thuhet në njoftim.
Protesta do të mbahet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së që po gjykohen në Hagë.