Ministria fillon me projekt me mbështetje financiare nga BE-ja në vlerë prej 10 milionë eurove, me të cilin në katër qytete në vend sistemet joekologjike do të zëvendësohen me sisteme ekologjike për ngrohje në objektet publike, paralajmëroi sot ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova.
“Projekti është 10 milionë euro, rreth 5,6 milionë euro do të prëdoren në katër komuna – Shkup, Kumanovë, manastir dhe Tetovë për zëvendësim të sistemeve joekologjike. Për momentin po i hartojmë objektet në ato katër qytete në mënyrë që të konstatojmë saktësisht se cilët janë më të rëndësishmit ku duhet të fillohet zëvendësimi i sistemeve. Në kaudër të këtij projekti do të gjelbërojmë sipërfaqe të reja publike në këto katër komuna”, tha Shukova në konferencën e sotme për shtyp për fillimin e aksionit vjetor për pyjëzim – Pyjëzojmë së bashku 2023.
Ministrja informoi se do të furnizohen pesë apo gjashtë autobusë për Qytetin e Shkupit, të nejjtë siç ishin furnizuar para dy viteve me kredi nga Banka evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim. Theksoi se kësaj radhe do të jenë grant për Qytetin e Shkupit.
Në pyetjen e gazetarëve se disa stacione matëse për cilësinë e ajrit nuk punojnë, Shukova potencoi se bëhet fjalë për stacione automatike monitoruese të cilat kanë pjesë sensitive, isntrumente të cilat shpesh prishen, megjithatë ato riparohen në vazhdimësi nga ana e Minsitrisë.