8.9 C
Tetovo
E hënë, 6 Janar, 2025
BallinaLajmeMë 10 janar në rend dite interpelanca për shkarkimin e Ilire Dautit...

Më 10 janar në rend dite interpelanca për shkarkimin e Ilire Dautit sepse bllokoi ligjin e branitellave pa UÇK-në

Pesë interpelancat e qeveritarëve, mes tyre edhe ajo e kryetares së Komisionit Parlamentar për Politikat Sociale, Ilire Dauti, tashmë janë futur në rendin e ditës të seancës së parë plenare të vitit, e planifikuar për më 10 janar, shkruan Top24

Një nga pikat e seancës e renditur si e pesta është për kryetarin e komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini Ilire Dauti e cila u dorëzua nga partia e majta.

Puna e këtij komisioni ka ngecur për një kohë të gjatë për shkak të kërkesave të opozitës LSDM ndaj deputetes  Dauti për të futur në rend dite Ligjin për të drejtat e veçanta të mbrojtësve, por ajo ka refuzuar kategorikisht pa përfshirjen e ushtarëve të UÇK-së, gjë që u pasua me interpelancën e dorëzuar nga deputetë të së majtës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments