Komisioni për Mbikëqyrjen e Funksionimit të AKMIS-it në gjykata ka kryer mbikëqyrje në katër gjykata themelore në vend, Berovë, Krushevë, Kratovë dhe Kumanovë gjatë së cilës i ka konstatuar këto gjendje:
– Mosrespektim të plotë të dispozitave ligjore për largim dhe përfshirje, si dhe përjashtim të gjyqtarëve nga AKMIS
– Numër të pamjaftueshëm të gjyqtarëve në gjykatat më të vogla me juridiksion themelor
– Numër të pamjaftueshëm të profesionistëve nga lëmia e TI në gjykata
– Arkivim i lëndëve në mënyrë të ndërprerë dhe mungesa e hapësirës adekuate arkivore, ato mbahen në bodrume
– Mosshpallja e konkurseve për punësim dhe promovime pavarësisht pëlqimit të marrë nga kryetarë të mëparshëm
– Incizimi i zërit kryesisht nuk funksionon
Këto janë vetëm një pjesë e vërejtjeve nga ana e Komisionit për mbikëqyrjen e kryer gjatë gjashtë muajve të parë të vitit.
Ministria e Drejtësisë edhe në periudhën në vijim do të mbetet të jetë transparente dhe do t’i publikojë në faqen e saj të internetit të gjitha proçesverbalet nga mbikëqyrjet e kryera në gjykata.
Ministria e Drejtësisë