12.3 C
Tetovo
E shtunë, 19 Tetor, 2024
BallinaLajmeMbyllet për vizitorët Kopshti zoologjik në Shkup

Mbyllet për vizitorët Kopshti zoologjik në Shkup

 Kopshti zoologjik në Shkup sot është i mbyllur për vizitorët, ndërsa siç thuhet në njoftimin e tyre që qëndron në hyrje të objektit, shkak janë punët teknike- operative. Mirëpo, gjatë ditës një pjesë e mediave dhe rrjeteve sociale bën të ditur se Kopshti zoologjik në Shkup nuk punon për shkak të dyshimeve për baktere apo virus tek shpendët.

“Të nderuar vizitorë, ju njoftojmë se për shkak të punëve teknike- operative, më datë 19.10.2024, e shtunë, Kopshti zoologjik nuk do të jetë i hapur për vizitorët. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e Kopshtit zoologjik.

Nga Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) për MIA-n kanë konfirmuar se në Kopshtin zoologjik gjenden inspektorët e tyre edhe se aty po kryhen intervenime teknike. Për momentin nuk bëhet e ditur arsyeja e pranisë së inspektorëve në Kopshtin zoologjik.

AUV paralajmëron se gjatë ditës do ta informojë publikun përmes një komunikate për media.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Marija Andonova për MIA-n ka thënë se deri pasdite nuk kanë marrë njoftim nga Agjencia për ushqim dhe veterinari se ka nevojë që ekipet e tyre të dalin në terren dhe të bëjnë anketa epidemiologjike me punonjësit në Kopshtin zoologjik. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse sëmundja, ose siç njihet në opinion “gripi i shpendëve” bartet te njerëzit. “Ne jemi të gatshëm, nëse duhet të dalim menjëherë në terren”, thotë Andonova.

Ish drejtori i Kopshtit zoologjik, Gjorgi Galetanovski në profilin e tij në Fesjbuk ka shkruar se bakteri vdekjeprurës “gripi i shpendëve” është gjetur në Kopshtin zoologjik në Shkup.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments