7.3 C
Tetovo
E martë, 1 Prill, 2025
BallinaLajmeMbyllet muaji i madhërishëm i Ramazanit. Mijëra besimtarë anembanë vendit falin Fitër...

Mbyllet muaji i madhërishëm i Ramazanit. Mijëra besimtarë anembanë vendit falin Fitër Bajramin!

Tiranë, 30 mars 2025- Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, pas mbylljes së muajit të madhërishëm të Ramazanit, një muaj agjërimi dhe sakrifice. Mëngjesin e sotëm mijëra besimtarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të kryer ritet dhe faljen e madhe të namazit.

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu tha gjatë fjalës së tij se sot kjo ditë i gjen të gjithë me zemra të mbushura plotë, duke theksuar se “sakrifica jonë është pranuar”.

“Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, njeriu matet me atë që ka. Bajrami na kujton unitetitn, mëshirën dhe drejtësinë, ne jemi një komb. Kjo ditë është një urë mes asaj që kemi mësuar në Ramazan dhe atë që do të bëjmë pas tij. Lusim Zotin që ta ketë pranuar agjërimin, të na japë forcë për të përballuar sfidat e jetës”, tha Bujar Spahiu.

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments