16.5 C
Tetovo
E shtunë, 29 Qershor, 2024
BallinaLajmeMbyllet konkursi për Rektor të UT-së, në garë janë 2 kandidatë?

Mbyllet konkursi për Rektor të UT-së, në garë janë 2 kandidatë?

Ka përfunduar sot afati për dorëzimin e kandidaturës për Rektor në Universitetin e Tetovës. ALSAT jozyrtarisht mëson se në garë janë ushtruesi aktual i detyrës së rektorit Kushtrim Ahmeti dhe profesori Bashkim Ziberi. Edhe pse konkursin paraprak e shoqëruan një sërë shkeljesh dhe skandalesh, Universiteti më i madh shqiptar në Maqedoni pritet që më në fund pas dy vitesh me ushtrues detyre, të zgjedhë Rektorin e saj. Nga ana tjetër përkundër urgjencës për të ndërmarrë veprime për shkak të përmbylljes së konkursit, ministri i Arsimit Jeton Shaqiri ende s’ka vendosur nëse do të ndërmerr masa sanksionuese për parregullsitë e konstatuara nga Inspektorati i Arsimit ose jo.

“Në takim që kam realizuar edhe me inspektoratin edhe me përfaqësues nga ana e universitetit, kam kërkuar nëse palët janë dakord me gjërat që janë shkruar në raport, dhe meqë nga ana e dy palëve ka konstatime që ekzistojnë edhe raporte tjera paraprake të cilat për të njëjtin problem janë ndryshe, njëra palë do shkojë të ankohet në inspektoratin e shkallës së dytë etj. unë nuk mund të vendos derisa nuk ka një vendim përfundimtar qoftë të një organit gjyqësor”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments