4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaMbretëria e Bashkuar: Rusia ka përdorur armë kimike në Ukrainë, do të...

Mbretëria e Bashkuar: Rusia ka përdorur armë kimike në Ukrainë, do të përgjigjemi nëse…

Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar thotë se Londra po punon për të konfirmuar nëse forcat ruse kanë përdorur armë kimike në Ukrainë.

James Heappey i tha BBC se raportet se municione të tilla janë përdorur kundër qytetit jugor të rrethuar të Mariupolit, kanë qarkulluar në mediat sociale të Ukrainës, por as inteligjenca britanike e mbrojtjes dhe as homologët e tyre në Kiev nuk kanë qenë në gjendje t’i verifikojnë këto pretendime.

Heappey shton se Mbretëria e Bashkuar po punon për të zbuluar nëse janë përdorur armë kimike.

Ai përsërit komentet e sekretarit të jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar të hënën mbrëma se Rusia do të mbajë përgjegjësi dhe se çdo përdorim i armëve kimike është i neveritshëm dhe “kalon kufijtë”.

Nëse ka prova që armë të tilla janë përdorur, atëherë “të gjitha opsionet janë në tryezë” për sa i përket përgjigjes ndërkombëtare, thotë Heappey.

“Presidenti Putin duhet të jetë i vetëdijshëm se përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm,” shtoi.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments