9.8 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Mbrëmë ishte ferr”, Petkoviq pretendon për disa aksione të policisë së Kosovës...

“Mbrëmë ishte ferr”, Petkoviq pretendon për disa aksione të policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se “nata e së premtes ishte një ferr i vërtetë për qytetarët e Mitrovicës së Veriut”.

Siç ka thënë ai, Policia e Kosovës mbrëmë krijoi një unazë sigurie dhe patrulluan në qendër të qytetit dhe kishin postblloqe në periferi të qytetit, ku ndalonin veturat, kontrollonin njerëzit e i goditnin me armë, sipas tij.

Siç pretendon Petkoviqi, forcat speciale të Kosovës kanë hyrë nga pjesa jugore me mbi 30 autoblinda.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për këtë natë, e cila ishte ferr për qytetarët, është që Kurti të provokojë gjatë gjithë kohës dhe të dëshirojë të shkaktojë konflikte dhe luftë. Policia e Kurtit ka tentuar të bëjë disa arrestime dje në lagjen e Boshnjakëve, pastaj ka tentuar të arrestojë dy vëllezër Goran dhe Vlad Vuçetiqin në qendër të qytetit e kanë ndjekur edhe Miroslav Zhivkoviqin, i cili është shok i Milun Milenkoviqit dhe aksioni ka zgjatur gjithë natën, tani situata është më e qetë, autoblindat i kanë zëvendësuar me ‘Skoda’, por është ende një numër i madh i forcave speciale”, ka thënë Petkoviq në konferencë për media të shtunën.

Ai bëri të ditur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të vazhdojë të bisedojë edhe sot me zyrtarë evropianë dhe amerikanë.

“Ne po bëjmë gjithçka që kemi për të ruajtur paqen, por gjithçka është në kokën e Kurtit dhe lëvizjet e tij të dhunshme me të cilat ai dëshiron t’i vërë flakën gjithë rajonit”, thekson ai.

Ai thekson se Kurti në vend që të depërshkallëzojë situatën, po kalon në provokime të reja dhe sulme të reja.

“Kur shikon të gjithë ditën e djeshme, shihet se Kurti ka planifikuar provokime që serbët të reagojnë, që bashkësia ndërkombëtare të fajësojë serbët. Kurti ka për qëllim të shkaktojë luftë, konflikt në veri dhe këtë e bën çdo ditë, dhe është me të vërtetë koha që dikush më në fund ta kuptojë Kurtin sepse është e qartë se ai dëshiron të fillojë një luftë dhe të djegë jo vetëm veriun, por të gjithë rajonin. Ai është një zjarrvënës ballkanik që dëshiron t’i vërë flakën gjithë Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Petkoviq.

Tensionet në veri kanë nisur që nga 26 maji, kur kryetarët shqiptarë ia mësyn objekteve komunale të katërt komunave veriore.

Gjatë këtyre ditëve ka pasur tensione të shumta. Janë lënduar pjesëtarë të KFOR-it, të Policisë së Kosovës e ekipe të mediave.

Ndërkombëtarët e kanë fajësuar Qeverinë e Kosovës për këto veprime, ndërsa kanë bërë thirrje që kryeministri Albin Kurti të ndërmerr hapa për shtensionim të situatës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments