9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMBPEU: Para për subvencione ka, aplikimi zgjatë edhe dhjetë ditë – deri...

MBPEU: Para për subvencione ka, aplikimi zgjatë edhe dhjetë ditë – deri më 31 korrik

Deri më 31 korrik apo edhe dhjetë ditë zgjatë afati për parashtrim të kërkesës për subvencione nga Programi për bujqësi 2020. Nga Ministria e resorit shfaqin bindje se para ka, ndërsa pagesa e mbështetjes së projektuar do të bëhet në mënyrë joselektive.

Kërkesat për marrje të mbështetjes financiare parashtrohen me anë elektronike, në mënyrë të pavarur, nga ana e kërkuesve, me regjistrim në sistemin e ueb faqes së Agjencisë http://www.ipardpa.gov.mk. Ata bujq të cilët nuk dinë vetë të parashtrojnë kërkesë apo kanë nevojë për ndihmë gjatë krijimit të kërkesës elektronike, mund të drejtohen në njësitë rajonale. Me atë rast, duhet të mbajnë maska mbrojtëse dhe të përdorin mjet dezinfektues për shkak të Kovid-19.

Ministria bën thirrje, para se t’i nënshkruajnë kërkesat, bujqit të kontrollojnë nëse u janë regjistruar të gjitha masat dhe kulturat.

MBPEU njëherit përkujton se ka hapur zyre plotësues të karakterit të përkohshëm në Rosoman, Bosilovë, Vasilevë, Novo Sellë, Obleshevë, Bogdanci, Nagoriçan i Vjetër, Mogillë dhe Novaci të cilat janë plotësisht të pajisura për punë dhe të furnizuara me mjete dezinfektimi, ndërkaq që të evitohen tollovitë e zakonshme, janë përgatitur lista sipas rendit alfabetik.  Aty ku ka nevojë, ka punë në dy orare, ndërsa të punësuarit do të funksionon në në ekipe me qëllim që të parandalohet paraqitja e KOVID-19. Për punën në ndërrime do të ketë periudhë pauze prej gjysmë orë mes dy ndërrimeve, në mënyrë që të evitohen kontaktet mes ndërrimeve dhe që hapësirat të dezinfektohen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments