Gjendja e jashtëzakonshme që e shpalli presidenti Stevo Pendarovski më 16 prill skadon nesër. Sot duhet të mbahet mbledhje e Këshillit të sigurisë ku do të bisedohet për vazhdimin e mundshëm të gjendjes së jashtëzakonshme, për çka propozim duhet të parashtrojë Qeveria.
Ministri Venko Filipçe dje paralajmëroi se do të kërkohet vazhdim i gjendjes së jashtëzakonshme, por nuk saktësoi nëse do të kërkohen 30 ditë të tjera apo më pak.
“Na nevojitet të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme sepse disa nga masat vlejnë vetëm gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Është shumë me rëndësi ato të vlejnë edhe më tutje. Është shumë me rëndësi të kemi instrumente në duar të punojmë me këto mekanizma, lidhur me restriksionin e lëvizjes, dekretet të cilat vlejnë dhe kështu me radhë. Na nevojiten instrumente me të cilat rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse do të mund të implementohen përmes Qeverisë”, tha Filipçe.
Gjendja e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit fillimisht ishte shpallur më 18 mars, pas çka ishte sjellë edhe një vendim për 30 ditë të tjera, do të skadojë të shtunën.
Dy vendimet e presidentit Pendarovski për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme mbetën të pakonfirmuara nga Kuvendi, për shkak se ai ishte vetëshpërndarë.
Nëse përbërja parlamentare nuk do të shpërndahej, në vend të presidentit Pendarovski, Kuvendi do të duhej t’i sillte vendimet për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është paraparë me Kushtetutë.
Dyvendimet e shefit të shtetit për gjendje të jashtëzakonshme ishin kontestuar para Gjykatës kushtetuese, por ajo vendosi se nuk ka bazë për ngritje të procedurës për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së tyre./MIA