10.6 C
Tetovo
E martë, 22 Tetor, 2024
BallinaLajmeMbi dy orë diskutime, përfundon takimi Kurti-O’Brien

Mbi dy orë diskutime, përfundon takimi Kurti-O’Brien

Ka përfunduar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Ndihmëssekretarit Amerikan të Shtetit, James O’Brien.

Takimi u mbajt për dy orë e gjysmë në ndërtesën e Qeverisë.

Palët pas takimit nuk janë deklaruar për media.

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, James O’Brien është takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Zyra e Kryeministrit ka dërguar fotografi të takimit, pa dhënë asnjë informacion shtesë.

O’Brien mbërriti në ndërtesën e Qeverisë i shoqëruar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Ai fillimisht ishte në Ambasadën Amerikane, ndërsa ambasadori Hovenier paralajmëroi biseda për “çështjet kyçe bilaterale”.

“Kënaqësi ta mirëpres Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, James O’Brien për vizitën e tij të parë në Kosovë në rolin e tij aktual. Presim me padurim që të zhvillojmë biseda me zyrtarët kosovarë për çështjet kyçe bilaterale dhe ta ritheksojmë përkushtimin e SHBA-së ndaj popullit të Kosovës”, tha Hovenier, siç njoftoi Ambasada.

O’Brien ishte të dielën në Beograd, ku u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në një intervistë për RTS-në, përpara nisjes për në Prishtinë, O’Brien ka folur për pasoja ndaj Kosovës për shkak të veprimeve të Qeverisë pa pakoordinim me SHBA-në.

Ai tha se kjo sjellje e Kosovës nxit dyshime se Qeveria “është më shumë e interesuar për të treguar fuqi”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments