7.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMbi dy milionë abonentë në telefoninë celulare në RMV .

Mbi dy milionë abonentë në telefoninë celulare në RMV .

Numri i abonentëve aktivë në telefoninë celulare në tremujorin e tretë të vitit të kaluar arriti në 2.048.236 dhe shënoi rritje prej 115 mijë krahasuar me tremujorin paraprak kur ishin regjistruar 1.932.608 abonentë. Është vazhdimësi e rritjes tremujore të mëparshme, kur në tremujorin e dytë krahasuar me tremujorin e parë ka pasur një rritje të numrit të abonentëve me 20 mijë.

Nga numri i përgjithshëm i abonentëve në tremujorin e tretë të vitit 2022, 249.034 janë me kontratë biznesi, ndërsa ndër rezidencialet 934.656 janë me kontratë dhe 864.546 janë me parapagesë, sipas të dhënave të fundit për zhvillimin e tregut të komunikimeve elektronike.

Pjesën më të madhe në numrin e përgjithshëm të abonentëve aktiv e ka “Telekomi i Maqedonisë” me 48,3 për qind, përpara “A1 Maqedoni” me 47,46 për qind, “Layka Mobile” 2,87 për qind, “Robi” 1,17 dhe “Green Mobile” nga 0,08 për qind. Edhe “Telekomi i Maqedonisë” ka pjesëmarrjen më të madhe në të hyrat nga ofrimi i shërbimeve të komunikimit celular (niveli me pakicë) me 51,86 për qind, i ndjekur nga “A1 Maqedoni” me 46,49 për qind, “Robi” me 0,84 për qind, “Layka Mobile” me 0,70 për qind dhe “Green Mobile” me 0.11 për qind.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Komunikime Elektronike në tremujorin e tretë të vitit 2022 ka pasur 1.581.835 abonentë me qasje në internet broadband dhe me brez të ngushtë përmes rrjetit celular.

Prej tyre, “Telekomi i Maqedonisë” zë 48,51 për qind, “A1 Maqedoni” 47,67 për qind, “Laika Mobile” 2,21 për qind, “Robi” 1,51 për qind dhe “Green Mobile” 0,10 për qind. Krahasuar me tremujorin e dytë, abonentët me akses në internet janë rritur me 162 mijë.

Në telefoninë fikse, në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, AEK regjistroi 436.182 linja të të gjitha teknologjive dhe 24.545.561 minuta trafik. Dhe këtu ka një rritje në nivel tremujor në krahasim me tremujorin e dytë kur ishin 432 086 linja.

Në tremujorin e tretë të vitit 2022, përmes “Telekomit të Maqedonisë” janë 51,94 për qind të linjave fikse, “A1 Maqedoni” ka 41,32 për qind, “Robi” 4,06 për qind, “Neotel” 1,96 për qind dhe “Acton” 0,72 për qind.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments