5.3 C
Tetovo
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMbi 800 mijë euro reklama zgjedhore nga AKI: Portalet e afërta me...

Mbi 800 mijë euro reklama zgjedhore nga AKI: Portalet e afërta me BDI-në ndër përfituesit kryesorë, para edhe për media pa autor

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka shpenzuar rreth 828 mijë euro për reklamim në media gjatë zgjedhjeve të fundit lokale. Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve ka përfunduar te televizionet, ndërsa për 33 portale të internetit dhe gazeta janë shpenzuar afërsisht 250 mijë euro. Meqë shuma maksimale që një parti politike mund t’i ndajë një portali është 15 mijë euro, në disa raste është vërejtur se i njëjti pronar ka hapur dy faqe interneti për të përfituar më shumë mjete. Para kanë marrë edhe media të aktivistëve partiakë dhe disa pas të cilave nuk dihet kush qëndron, shkruan Portalb.mk. 

Të dhënat janë marrë nga KShZ në janar të këtij viti, ndërsa shumat për media në infografika përfshijnë TVSH dhe janë llogaritur në euro sipas kursit 6.5. Kujtojmë që bëhet fjalë për para publike, përkatësisht të taksapaguesve.

Pjesa e parë e këtij hulumtimi tregoi që koalicioni AKI është i treti në shtet me më së shumti mjete financiare të harxhuara për këtë qëllim, menjëherë pas VMRO-së dhe LSDM-së.

Shpenzimet më të mëdha të AKI-së janë përqendruar në televizionet e vendit, për të cilat nuk ekziston një kufi ligjor se sa pare mund të ndahen.

Kjo është lista e top 10 televizioneve me përfitimet më të larta nga AKI.

10 televizionet me përfitimet më të larta nga AKI. Infografik: Ardit Ramadani/Portalb
10 televizionet me përfitimet më të larta nga AKI. Infografik: Ardit Ramadani/Portalb

Për dallim prej televizioneve, ku shuma e parave që ndahet është e lartë dhe pa kufi ligjor, te portalet e internetit shpërndarja e fondeve bëhet në shuma më të vogla, por në një numër më të madh të mediave.

Në vijim janë paraqitur 15 portalet përfituese me shumat më të larta nga AKI.

15 portalet me përfitimet më të larta nga AKI. Infografik: Ardit Ramadani
15 portalet me përfitimet më të larta nga AKI. Infografik: Ardit Ramadani

Dy kompanitë që kanë përfituar më shumë para nga AKI janë “TS Group”, afërsisht 39 mijë euro me portalet ts.mk dhe tetovasot.com dhe “Koha Production” me portalin koha.mk dhe gazetën KOHA, gjithashtu afërsisht  39 mijë euro.

Përpos kësaj, maksimumin e parave për një portal, afërsisht 18 mijë euro me TVSH, nga AKI-ja e ka marrë edhe Portali X, me pronar gazetarin Furkan Saliu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments