5.2 C
Tetovo
E hënë, 3 Mars, 2025
BallinaLajmeMbi 80 ndërtesa në Kërçovë jashtë ligjit! Dehari e pranon se ka...

Mbi 80 ndërtesa në Kërçovë jashtë ligjit! Dehari e pranon se ka keqpërdorime të ligjit për ndërtim

Të “fortit” e qytetit të Kërçovës, nuk pyesin për ligjin. Ndonëse lejet e ndërtesave i marrin për katër ose pesë kate, ata i shtojnë edhe nga tre kate tjera. Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari thotë se kjo situatë vjen si pasojë e ligjit për legalizim të objekteve ose më saktë, vazhdimësia e tij pa kritere.“Shkaktar kryesor ka qenë ligji për legalizim të objekteve pa leje, jo sjellja e ligjit të parë. Vazhdimësia e atij ligji pa asnjë kriter që është vazhduar dhe disa herë e kam thënë dhe e them edhe në këtë rast ka motivuar një pjesë të atyre që unë përsëri e lidh me ndërgjegjen që të vazhdojnë të keqpërdorin, duke u arsyetuar edhe tek blerësit do të sillet ligj dhe do të bëhet legalizimi”, tha Fatmir Dehari.

Informacionet e TV21 flasin se janë mbi 80 objekte në territorin e Komunës së Kërçovës, të cilët nuk kanë respektuar lejet e ndërtimit, kanë uzurpuar prona ose nuk posedojnë aspak leje ndërtimi.

“Ju flisni për gjithë territorin, me informacione të sakta, a janë 70 apo 80 më shumë apo më pak nuk i kemi, por në bazë të dëshmive që deponohen tek Inspektorati, flet qartë që kemi keqpërdorime të ligjit për ndërtim. Më lejoni te them që qytetarët denoncojnë edhe tek organet tjera kompetente, në këtë rast tek policia”, dekalroi Dehari.

Në këtë mënyrë edhe blerësit e atyre banesave pa leje hasin në vështirësi në marrjen e dokumenteve të pronësisë.

“Nuk e di çfarë përfitimi shohin ata, ku në radhë të parë t’i vendosësh ndërtesës edhe tre kate sipër. Thjeshtë vetëm nga statistika, mos të bëjë rolin e inxhinierit të statistikës, por është rrezik. Dhe e dyta at që thash, rruga është e paraparë në bazë të planit detal për një numër të caktuar banorësh që është dhënë leja. Ti dëmton rrugën, rastin e mbeturinave, shton mbeturinat, sasinë e ujit që është i paraparë”, tha ai.

Në qytetin e Kërçovës ka vetëm një inspektore ndërtimi, e cila edhe pasi del në terren dhe vendos ndalesë për punimet pa leje, “të fortit e qytetit” nuk e përfillin dhe vazhdojnë punimet si në rastet e fundit të cilat i publikoi TV21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments