Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 32 shoferë gjatë javës së parë të shtatorit gjatë kontrolleve të zakonshme në komunikacion.
“Në javën e parë të shtatorit, 5.171 kundërvajtje komunikacioni, janë privuar nga liria 32 shoferë për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjetit në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal”, raporton Policia e Maqedonisë së Veriut.
Vetëm më 8 gusht janë lëshuar 781 dënime, 254 prej tyre janë për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa 106 për ngasje pa patentë shofer.Policia ka regjistruar dënime për tejkalim të parregullt, përdorim të telefonit, mosvendosje të rripit të sigurimit dhe parkim të paligjshëm, ndërsa te motoçikletat për mosmbajtje të helmetës.
Një nga problemet e theksuara në komunikacion është edhe përdorimi i alkoolit. Dënimeve nuk i kanë shpëtuar edhe 170 këmbësorë.
“Bazuar në Ligjin për Automjetet janë mënjanuar 112 automjete pa regjistrim përkatës dhe 23 që ishin teknikisht të parregullta”, njoftoi Policia për javën e parë të shatorit.