Mbi 400.000 qytetarë, pensionistë, nxënës, studentë, prindër beqarë, do të përfshihen me masat antikrizë që duhet të miratohen nesër në seancën e Qeverisë, paralajmëroi sot zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike, Fatmir Batyqi.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, sa kompani janë të bllokuara për shkak të tatimit të papaguar të solidaritetit Bytyqi tha se sipas të dhënave të fundit numri është i vogël, nën 20. Ende nuk janë të bllokuara të gjitha kompanitë dhe çdo ditë ndryshon numri.
“Mjetete do të përdoren për masat antikrizë që presim që nesër të jenë në seancën e Qeverisë dhe janë të orientuara drejt kategorive më vulnerabël të qytetarëve, këtu bën pjesë grupi më i madh i qytetarëve, pensionistët të cilët do të marrin kompensim disa muaj, si dhe nxënës, studentë, prindër beqarë, etj… Tekstualisht, për kategoritë më vulnerabël, përfshirja do të jetë më e madhe, mbi 400.000 qytetarë do të përfshihen me masat, për atë përdoren fondet nga tatimi i solidaritetit”, tha Bytyqi.