Në lidhje me sasinë e kokainës, për të cilën njoftoi Prokuroria Publike gjatë ditës, drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev ka bërë të ditur se e njëjta i takon narko grupit të udhëhequr nga Rade Trajkovski Shteklli, përcjell TV21.
“Janë zbuluar dhe marrë mbi 4 kilogram kokainë nga grupi i Shtekllit. Këmbëngulja dhe profesionalizmi janë kyçe për punë hetuese të suksesshme. Në koordinim me prokurorin publik, vazhduam me aktivitetet kundër grupit kriminel të Shtekllit, dhe gjatë aktiviteteve shtesë, pas jo më shumë se një muaj nga shkatërrimi i grupit, sërish është gjetur dhe marrë drogë nga grupi i njëjtë kriminel. Vazhdojmë me përkushtim në luftën me tregti të palejuar me drogë. Nuk ka struktura të pamposhtura kriminale – këtë e dëshmojmë me çdo sukses të ri”, shkroi Janev.