-0.5 C
Tetovo
E martë, 17 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMbi 200 milionë euro ndihmë shtetërore çdo vit! Ku përfundojnë paratë, vështirë...

Mbi 200 milionë euro ndihmë shtetërore çdo vit! Ku përfundojnë paratë, vështirë të kontrollohen

Mbi 200 milionë euro në vit jepen si ndihmë shtetërore, por informacionet se ku përfundojnë këto para janë të shpërndara në institucione të ndryshme dhe është e vështirë të kontrollohen. Në vend mungon një centralizim i ndihmës shtetërore. Ajo regjistrohet në institucione të ndryshme, gjë që vështirëson menaxhimin e këtyre mjeteve, dhe nuk ka të dhëna nëse janë shfrytëzuar në mënyrë efektive.

Këto ishin mesazhet nga panel-diskutimi “Forcimi i menaxhimit të ndihmës shtetërore në Ballkanin Perëndimor: transparencë, efikasitet dhe përputhje me BE-në”.

“Ndihma shtetërore nuk duhet të jetë një barrë për financat publike, por një investim në konkurrencën dhe rritjen e qëndrueshme. Ajo mbulon fusha të ndryshme dhe një volum të konsiderueshëm fondesh. Sipas të dhënave të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, në vitin 2023 ndihma shtetërore ishte 206 milionë euro, ose rreth 1,5% e BPV-së, ndërsa në vitin 2024 arriti 235,2 milionë euro, ose 1,52% e BPV-së”, tha Gordana Dimitrieska-Koçoska, ministre e Financave.

“Ndihma shtetërore është një nga temat më të nënvlerësuara, pasi shpenzimet nga buxheti për këtë qëllim arrijnë disa vite deri në 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sidomos në periudha krize. Aktualisht kjo është 1,3% e BPV-së. Megjithatë, mungojnë të dhënat më të detajuara për ndihmën e dhënë në nivel mikro: cilat kompani e kanë marrë, për cilin sektor dhe për çfarë qëllimi. Një formë e tillë e informacionit aktualisht nuk ekziston”, tha Blagica petreski, finance think

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments