9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMbi 1,9 milionë shfrytëzues të telefonave celularë në Maqedoninë e Veriut, shumica...

Mbi 1,9 milionë shfrytëzues të telefonave celularë në Maqedoninë e Veriut, shumica postpaid

Numri i abonentëve aktivë në telefoninë celulare në tremujorin e tretë të vitit 2021 ka qenë 1.941.352, përcjell TV21. Prej tyre prepaid abonentë rezidencialë janë 780.098, ndërsa postpaid 912.660, kurse postpaid afaristë janë 248.595, treguan të dhënat më të reja të Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE).

Qasje në internet me shtrirje të gjerë dhe të ngushtë përmes telefonisë celulare në tremujorin e katërt kanë pasur 1.416.911 abonentë.

Pjesë më të madh në numrin e përgjithshëm të abonentë ka Telekom Maqedoni me 48.2 për qind, pasuar nga A1 Maqedoni me 48.04, pastaj Lajkamobajl me 2.53 për qind, Robi me 1.21 për qind dhe Grin mobile me 0.02 për qind. Pjesën më të madhe të të hyrave e ka A1 Maqedonia me 49.37 për qind, para Makedonski Telekom me 47.55 për qind.

Sipas raportit të AKE-së, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar është realizuar gjithsej trafik prej 1.485.329.432 minutave. Ndërkaq, është realizuar trafik prej 4.400.712 minutave nga abonentët e operatorëve vendas që kanë realizuar roaming jashtë vendit.

Numri i përgjithshëm i linjave fikse (të gjitha teknologjitë) në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ka qenë 425.646, ndërsa është realizuar trafik prej 30.860.048 minutave. Pjesën më të madhe në numrin e abonentëve të linjave fikse e ka Makedonski Telekom me 52,62 për qind, pasuar nga A1 Maqedoni me 40.85 për qind, Robi me 4.38 dhe Neotel me 2.14 për qind.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments