6.5 C
Tetovo
E mërkurë, 7 Janar, 2026
BallinaLajmeMbi 130 të punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës pa kontrata,ministrja e...

Mbi 130 të punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës pa kontrata,ministrja e Financave: Pëlqimi u dha në korrik 2025, përgjegjësia te drejtuesit e spitalit

Mbi 130 motra medicinale dhe staf teknik i Spitalit klinik të Tetovës, akoma pa vendime pune. Ministrja e Financave Koçoska tha se në korrik të vitit që lamë pas, Spitali ka marrë dritë jeshile për punësimin e më shumë se 130 personave, ndërsa shprehu habinë se përse deri më tani, këto punësime në afat të pacaktuar nuk janë realizuar.

“Spitali i Tetovës që në korrik ka marrë pajtim për punësimin e më shumë se 135 personave në afat të pacaktuar. Përse nuk kanë arritur ti realizojnë duhet ti pyesni ata. Këtu nuk mund të jap unë përgjigje përse nuk është realizuar”, tha Gordana Dimitrieska Koçoska, Ministre e Financave.Në konferencën e fundit në dhjetor, Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Erzen Elezi, nuk dha sqarime për punësimet, por vetëm premtoi se së shpejti kjo do të ndodh.

“Ju edhe prej fillimi e dini se jam zotu që do e realizoj këtë konkurs. Jemi në fazën përfundimtare dhe jemi në kontrollimin e testeve dhe komisioni do e bëj punën e vete. Besoj se shpejt do të kryhet kjo. Pas saj nga java e ardhshme do t’i thërrasim në intervistë, pra t’i respektojmë procedurat ligjore që të arrijmë deri tek realizimi për 155 persona”, u shpreh, Erzen Elezi, Drejtor i Spitalit klinik të Tetovës.

Në protestën e fundit, infermieret deklaruan se në vend të tyre, janë punësuar persona nga jashtë dhe pa asnjë ditë përvojë pune./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments