3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMbi 100 qytetarë dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Malishevë, 12...

Mbi 100 qytetarë dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Malishevë, 12 prej tyre po trajtohen në QKUK

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 12 qytetarë që po dyshohet se janë helmuar me ushqim në një lokal në Malishevë.

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj tha për Telegrafin se 12 pacientë janë duke marrë tretmanin e duhur mjekësor, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

“Janë duke u trajtuar 12 pacientë, më i riu është 8 vjeç ndërsa më i vjetri 43. Gjendja e tyre shëndetësore është stabile, kemi dërguar disa analiza edhe në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik”, pohoi ai.

Ndryshe, numri i personave që po dyshohet se janë helmuar në Malishevë ka arritur në 110.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka kryer inspektimet në lokalin ku janë ushqyer qytetarët, dhe se gjendja e lokalit ka qenë jo e mirë.

“Sonte rreth orës 17:30 AUV Zyra Regjionale Prizren është njoftuar nga policia dhe organet komunale se disa pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore me shenja klinike të helmimit me ushqim. Koordinatori bashkë me Inspektorët Sanitarë të AUV-së menjëherë janë përgjigjur dhe kanë dalur në raste bashkë me policinë. Nga pacientët e shtrirë është marrë informata për emrin dhe adresën lokalit gastronomik ku janë shërbyer me ushqime. Ndërsa nga ekipi mjekësore janë marrë të dhënat mbi anamnezën e të shtrirëve, shenjat klinike për dyshimet në helmim”, tha ai.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar pronarin e lokalit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments