27.3 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaLajmeBotaMbi 1.5 milionë pelegrinë në Mekë për të kryer haxhin

Mbi 1.5 milionë pelegrinë në Mekë për të kryer haxhin

Më shumë se 1.5 milionë pelegrinë të huaj kanë mbërritur në qytetin e shenjtë mysliman të Mekës përpara fillimit të haxhit këtë javë, thanë zyrtarët sauditë, shkruan AP.

Mijëra sauditë dhe të tjerë që jetojnë në Arabinë Saudite do t’i bashkohen atyre kur pelegrinazhi të fillojë zyrtarisht të premten, më 14 qershor.

Sipas pritshmërive të zyrtarëve sauditë, më shumë pelegrinë do të jenë në Mekë këtë vit sesa në vitin 2023, kur ishin më shumë se 1.8 milionë.

Kjo e afron haxhin me nivelin e para pandemisë. Më shumë se 2.4 milionë myslimanë ishin në Mekë në vitin 2019.

Në mesin e pelegrinëve këtë vit janë 4.200 palestinezë nga Bregu Perëndimor i pushtuar, të cilët mbërritën në Mekë në fillim të këtij muaji, njoftoi Ministria Palestineze e Çështjeve Fetare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments