6 C
Tetovo
E martë, 28 Tetor, 2025
BallinaLajmeMbeturina plastike në Vardar, Ministria e Mjedisit- me ministër Izet Mexhiti :...

Mbeturina plastike në Vardar, Ministria e Mjedisit- me ministër Izet Mexhiti : Faji është i shërbimeve të dobëta komunale (VIDEO)

Në lidhje me paraqitjen e mbetjeve plastike të ambalazhit në lumin Vardar dhe në rrjedhat e tjera ujore më të mëdha dhe më të vogla, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor thotë se shkaqet e këtij fenomeni janë rezultat i nivelit të pakënaqshëm të shërbimeve komunale nga operatorët, veçanërisht në zonat rurale, transmeton Portalb.mk.

Në këto zona është evidente prania e deponive të vogla ose të mëdha ilegale në sipërfaqe publike, për pastrimin dhe kontrollin e të cilave janë përgjegjëse njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe shërbimet inspektuese komunale.

“Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror për Mjedis Jetësor, në mënyrë të vazhdueshme përmes BNJVL-së theksojnë nevojën për ndjekje të vazhdueshme të gjendjes me menaxhimin e mbetjeve dhe për forcimin e pranisë së inspektorëve komunalë në terren.

Aktualisht, Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor është në fazën e përgatitjes së ndryshimeve të Ligjit për mbikëqyrje inspektuese në fushën e mjedisit jetësor, me qëllim krijimin e një sistemi unik të mbikëqyrjes inspektuese, që do të mundësojë kontroll më efikas dhe më efektiv në këtë fushë”, thonë nga kjo Ministri.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u bën thirrje njësive të vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjeve komunale dhe qytetarëve për përgjegjësi dhe veprim të përbashkët në drejtim të ruajtjes së pastërtisë së lumenjve dhe rrjedhave ujore.

Mijëra shishe plastike të hedhura në lumin Vardar, situata u vu re afër Kopancës dhe u publikua me video në profilin e S.Kopance në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments