14.3 C
Tetovo
E premte, 18 Korrik, 2025
BallinaLajmeMbeturina e deponi pothuajse në secilin fshat të Malësisë së Tetovës

Mbeturina e deponi pothuajse në secilin fshat të Malësisë së Tetovës

Kompania për menaxhimin e mbeturinave Saubermacher Tetovë njofton banorët e fshatrave Brodec, Veshallë, Bozovcë, Lisec, Rasadishte, Gjermë, Shipkovicë, Sellcë, Vicë, Llacë, ka bërë të ditur se vazhdon të kryejë grumbullimi i rregullt i mbeturinave komunale në zonat rurake në përputhje me orarin e paracaktuar dhe planin operativ të dakorduar me komunën e Tetovës.Sipas orarit të publikuar, ditën e hënë, ditën e martë dhe mërkurë, do të bëhet grumbullimi i mbeturinave në fshatin Shipkovicë dhe Sellcë, ditën e enjte Gajre-Sellcë-Llacë. ditën e premte Rasadisht-Lisec-Llacë, ditën e shtunë Brodec-Veshallë-Bozovcë.

Kompania për menaxhimin e mbeturinave Saubermacher Tetovë njofton se duke pasur parasysh sfidat që paraqet terreni malor dhe kushtet atmosferike, mund të ketë raste të vonesave të pashmangshme në mbledhjen e mbeturinave dhe në raste të tilla, qytetarët të njoftojnë sa më shpejtë që të jetë e mundur, në mënyrë që të reagohet me efikasitet.

“Ju inkurajojmë të kërkoni faturat për shërbimin e grumbullimit të mbeturinave nëse nuk i keni pranuar nga posta. Në raste të tilla, është e mundur që të mos jeni të regjistruar në sistem. Për të përfituar shërbimet rregullisht, është e domosdoshme të jeni të regjistruar dhe të kryeni pagesat në mënyrë të rregullt”, njoftuan nga Kompania për menaxhimin e mbeturinave Saubermacher Tetovë.

Megjithatë, edhe në fshatrat e Malësisë së Tetovës problem mbeten deponitë e egra në shumë vendbanime. Krahas banorëve, në këto deponi mbeturina hedhin edhe banorët nga qyteti e kjo sidomos është e theksuar në rrugën Tetovë-Sellcë dhe Shipkovicë-Brodec. Ndërkaq, pas shpalljes së Malit Sharr si Park Kombëtar, me ligj deponitë e egra nuk duhet të lejohen ne hapësirat e parkut sepse rajoni i Malit Sharr një kohë të gjatë është përdorur për hedhjen e mbeturinave. Kryesisht bëhet fjalë për mbeturina të forta, mbetje nga materialet ndërtimore, mobile të vjetra e kështu me radhë.

Edhe pse disa herë ka pasur premtime se këto mbeturina do të largohen nga Mali Sharr dhe se nuk do të lejohet krijimi i mini deponive të reja, megjithatë ky avaz vazhdon.

Krahas kësaj, mungesa e deponisë adekuate për mbeturinat e forta apo inerte vazhdon të jetë problem permanent në rajonin e Pollogut. Shumë banorë por edhe kompani gjatë rrënimit të objekteve të tyre, mbetjet e forta i hedhin në hapësira publike, në mungesë të një deponie enkas për këtë qëllim.

Gjatë periudhës së kaluar, shumë shoqata dhe aktivistë për mbrojtjen e natyrës kanë organizuar aksione për pastrimin e mbeturinave, sidomos në territorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr, megjithatë mbeten problem mbeturinat e forta. Kryesisht, mbeturinat e forta hidhen në shtratin e Lumit Shkumbin dhe në vende që më pas vështirë edhe mund të pastrohen. /Koha/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments