2.4 C
Tetovo
E diel, 23 Shkurt, 2025
BallinaLajmeMbaron epoka e matjeve të pasakta?Ministrja e Energjetikës Bozhinovska kërkon nga Byroja...

Mbaron epoka e matjeve të pasakta?Ministrja e Energjetikës Bozhinovska kërkon nga Byroja e Metrologjisë “Të vihen në funksion pajisjet për kontroll të matësve të rrymës”

Ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska kërkon që Byroja e Metrologjisë sa më shpejt të vërë në punë pajisjet e sofistikuara për testimin dhe verifikimin e matësve, të cilët për shkak të mos azhurnimit në vitet e kaluara kanë mbetur të pashfrytëzuara dhe nuk janë vënë në funksion.

Bëhet fjalë për një aparat – sistem trefazor për matjen e energjisë elektrike dhe fuqisë, e cila qëndron e pashfrytëzuar në bodrumin e Byrosë për më shumë se 7 vjet. Me vënien në përdorim të kësaj pajisjeje, qëllimi përfundimtar është, përveç verifikimit të matësve, të kontrollohet edhe saktësia e matësve pas ankesave të konsumatorëve, gjë që Bozhinovska insiston se duhet të zbatohet për shkak të ankesave dhe kërkesave të shpeshta nga qytetarët.

Ish-drejtoresha e Byrosë për Metrologji, Merita Mustafai në përgjigje për TV21 tha se pajisja ka qenë në fazën përfundimtare të vënies në funksion, por nuk është vënë për shkak të mungesës së personelit. Mustafai shtoi se udhëheqja aktuale e Byrosë duhet të japë përgjigje se deri ku ka mbetur procedura.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments