Qeveria ka miratuar një vendim që u kërkon shitësve me pakicë të ulin çmimet e materialeve shkollore, si pjesë e fushatës “Më pak shpenzime, më shumë për ju, ne kujdesemi”, me qëllim mbrojtjen e standardeve të jetesës së qytetarëve para fillimit të vitit shkollor.Vendimi hyn në fuqi më 15 gusht dhe do të zgjasë deri më 15 shtator.Sipas vendimit, shitësit me shumicë duhet të ulin çmimet me të paktën 10 përqind, ndërsa shitësit me pakicë me të paktën 15 përqind. Kjo ulje vlen për një gamë të gjerë produktesh, përkatësisht çanta, fletore, blloqe, kolazhe, lapsa dhe stilolapsa (ekonomike, plastike), lapsa druri me ngjyra dhe ngjyra vaji, plastelinë, brumë modelimi, shtroje, stilolapsa me majë të hollë dhe shënues teksti, tempera, akrilik, ngjyra dhe furça me bazë uji, vizore dhe materiale didaktike, mprehëse dhe goma, gërshërë për fëmijë, kuti dhe kuti lapsash, ngjitës, kompas, kalkulatorë, letër dekorative, fashikuj dhe çanta kartoni dhe materiale punimi.
Shitësit me pakicë, shton qeveria, janë gjithashtu të detyruar të publikojnë çmimin e vjetër që ishte në fuqi më 1 qershor 2025, mbi bazën e të cilit llogaritet ulja. Përveç kësaj, në një vend të dukshëm në dyqane do të duhet të vendosen postera me mbishkrimin “Më pak shpenzime, më shumë për ju” dhe “Zbritje në furnizimet shkollore, të paktën 15 përqind”.
“Vendimi vlen për periudhën nga 15 gusht 2025 deri më 15 shtator 2025, ndërsa shitësit janë të detyruar që krahas çmimit të ri të ulur të produkteve ta publikojnë edhe çmimin e vjetër e cila ka qenë në fuqi më 01.06.2025, i cili merret si çmimi bazë mbi të cilën përcaktohet ulja. Gjithashtu, përpara hyrjes së objektit të shitjes ose në një vend tjetër të dukshëm në shitore, duhet të vendoset qartë dhe në mënyrë të dukshme një plakatë me format të paktën A3, i cili do të përmbajë mbishkrimin “Më pak shpenzime, më shumë për ty”, i cili është publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, si dhe mbishkrimin: ZBRITJE NË PAJISJET SHKOLLORE, prej të paktën 15%”, thuhet në vendimin e Qeverisë.
Ndryshe, fillimi i vitit shkollor 2024/2025 ishte i vështirë për nga xhepi për prindërit që kanë fëmijë në shkollë. Ata u ankuan se çmimet e pajisjeve shkollore janë rritur, pas çka me propozim të Ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, Qeveria miratoi vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve shkollore për një periudhë nga 03.09.2024 e deri më 20.10.2024.